Pas deklartës së bërë nga opozita e Bullgarisë, teksa shprehej se ishte e gatshme të shprehej pro heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, ka reaguar ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Në një reagim në Twitter ai shprehet se dëshiron të jetë optimist dhe se ky do të ishte një lajm i mirë për rajonin.
“Kjo situatë më kujton vitin 2018 ku anëtarët e BE-së diskutonin intensivisht derisa gjetën një formulë kompromisi në fund.
Unë dua të jem optimist. Më duket se #IGC me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më në fund është afër. Ky do të ishte një lajm i mirë edhe për rajonin tonë”, shprehet Bushati.