Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, komenton vendimin e kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në Samitin e BE për Ballkanin Perëndimor, që mbahet nesër në Bruksel.
Tabaku shkruan në “Twitter” se Rama do të shkojë në Samit me një këmbë, ndërsa e quan atë të paaftë për të zbatuar detyrat e shtëpisë!
“A do shkojë ER në samitin e BE? Me një këmbë! Deliri prej narcisti me liderin rajonal që i tërheq veshin BE fsheh paaftësinë e tij për të zbatuar detyrat e shtëpisë! Fati i Shqipërisë është BE. Të tjerat janë justifikime që fshehin krizën e rritjes së çmimeve!”, shkruan Tabaku.
Arena e Lajmit