Video-mesazhi i Zelenskyt emocionon deputetët shqiptarë, duartrokitje në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Fjala e plotë

Whatsapp Image 2022 05 03 At 1.31.29 Pm

Një fjalim plot emocione ishte ai i presidentit të Ukrainës, Zelensky, që bëri sot përmes një videomesazhi, drejtuar sot Kuvendit të Shqipërisë.

Ashtu siç ishte parashikuar, seanca plenare u hap nga kryeparlamentarja Lindita Nikolli, e cila pohoi se Shqipëria dënonin sulmin rus në Ukrainë. “Shqipëria i është bashkuar kësaj mbështetje. Kemi mbështetur sanksionet ndaj Rusisë dhe ndihmat humanitare për Ukrainën dhe popullin e saj. Shqipëria dënon agresionin ushtarak të Rusisë. Kam nderin t’iu ftoj të dëgjojmë Zelenskyn”, tha kryeparlamentarja.

Duke u solidarizuar me Ukrainën dhe ato çka ky popull po kalon për shkak të aksionit luftarak të Rusisë, Kuvendi ishte ‘veshur’ i gjithë me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, ndërkohë që i ftuar nderi në ceremoni ishte dhe ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov.

Kujtojmë se deri më tani Presidenti Zelensky i është drejtuar disa parlamenteve Europiane. Më herët Zelensky ndërsa paraqiste situatën e luftës në Ukrainë, u ka bërë thirrje shteteve që të sanksionojnë Rusinë, ndërsa po ashtu ka ritheksuar kërkesën e tij drejtuar BE për anëtarësimin sa më parë të Ukrainës.

Arena e Lajmit

Video-mesazhi i Zelenskyt emocionon deputetët shqiptarë, duartrokitje në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Fjala e plotë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook