“Bastet” e fituara e të humbura, vendësit janë garancia e Partizanit

Ky sezon i Partizanit pati lëvizje lojtarësh pa fund. U largua boshti i skuadrës dhe drejtuesit punuan për të sjellë lojtarë të tjerë, që të mbanin peshën e ekipit.

Partizani

Në gjithë këto transferime, kishte shumë dështime, por edhe disa “baste” të fituara. Mesazhi është se lojtarët e vendit duhet të jenë shënjestra e drejtuesve.

TË FITUARIT – Arinaldo Rrapaj u mor pas negociatash të gjata nga Skënderbeu, por në fund ia vlejti i gjithë mundi. I riu ka luajtur si titullar dhe ka treguar se mund të bëhet një lider te të kuqtë, përpara se të sigurojë transferimin jashtë vendit. Andi Hadroj erdhi në janar nga Bylisi, por gradualisht është rritur.

Nuk ka bërë gjëra të jashtëzakonshme, por ka kryer me rigorozitet detyrat në të majtë të mbrojtjes, edhe pse nuk është pozicioni i tij natyral. Matondo nuk ka nevojë për fjalë, sepse brenda pak javësh zuri vendin e titullarit dhe nuk e lëshoi më. Xhuliano Skuka pa dyshim është kryesori i kësaj liste, shënon gola dhe në ndeshje të caktuara bën i vetëm një repart të tërë. Pikërisht këta lojtarë pritet të jenë edhe boshti i skuadrës së sezonit të ri.

“FIASKOT” – Cilësitë e Kaçes dihen, por në asnjë moment nuk i tregoi dot te Partizani. Firma me korçarin ishte një dështim nga ana sportive, por edhe financiare. Andrija Filipoviç ishte gjithashtu një goditje e gabuar. Erdhi me prestigjin e një lojtari “gjysmëmilionësh”, por u largua pa gjurmë dhe në heshtje.

Gligorov ishte gjithashtu një lojtar, që megjithëse u aktivizua në disa ndeshje, nuk mundi të bindte me lojën e tij. Damçevski ka luajtur shumë pak. Maqedonasin e rënduan shumë dëmtimet. Mirosavljev nuk ka nisur asnjë ndeshje si titullar. Serbi erdhi për të mbajtur peshën e sulmit, por rezultoi të mos ishte profili i lojtarit për të bërë këtë.

Arena e Lajmit


Loading…

“Bastet” e fituara e të humbura, vendësit janë garancia e Partizanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook