Një gjykatë në Greqi ka dënuar me 15 vite burg një 43-vjeçar shqiptar.
43-vjeçari u arrestua korrikun e kaluar në zonën e Eupalit të Fokidës për dhunë në familje ndaj tre fëmijëve të tij të mitur. Më pas nga hetimet u zbulua edhe ngjarja tragjike pasi kishte kishte ngacmuar dhe kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij mitur.
Ndërkohë, 43-vjeçari do të rikthehet në Burgun e Grevenës, ku ndodhet i burgosur që prej verës së kaluar.
Tre fëmijët janë rritur vetëm me babain 43-vjeçar, pasi nëna e tyre ishte larguar nga shtëpia.
Por nga ana e tij, 43-vjeçari ka mohuar akuzat, duke thënë se e bija e ka bërë për t’u hakmarrë ndaj tij, pasi nuk e ka lënë të dalë me shoqet dhe të kthehet në shtëpi pas orës 11 të natës.
Arena e Lajmit