“Ajo që ka mbetur nga PD apo LSI që çuam për skrap?”, Balla nga Fieri lavdëron patronazhistët: Kundërshtari ynë më i madh…

Capture

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në takimin e organizuar në Fier për zgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit, është shprehur se shpreson që në krye të PS në Fier të zgjidhet një kryetar dhe një nën kryetare.

“Të dashur motra vëllezër, të dashur anëtarë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste të Fierit, Fieri është kryeqyteti i socialistëve, dhe normalisht edhe kur mbledh asamblenë e vetë zgjeruar nuk ka sallë që mund ta mbledhi, dhe natyrshëm që teksa na duhej të kërkonim një hapësirë, ku mund të mblidhej kjo mbledhje e Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste Fier, menduam këtu pranë Gurit të Çmuar të arkeologjisë shqiptare të asaj që mbart në vetvete qyteti antik i Apollonisë, kështu që në një prej fushave të bukura në këtë park të rëndësishëm kombëtar arkeologjik ne vendosëm që të zhvillojmë këtë mbledhje që për mua është shumë e rëndësishme.

Nuk kishim provuar ndonjëherë ose të ju them të drejtën është një eksperiencë e re kjo që po bëjmë.

Në 31 vite të Partisë Socialiste, ku kandidatët për drejtimin e partisë apo kandidatet të kenë mundësinë që të shpalosin platformën e tyre, përpara gjithë anëtarësisë jo vetëm Asamblesë por edhe më shumë se kaq, dhe në fakt nuk e fsheh gëzimin dhe një lloj krenarie që në qarkun tonë të Fierit, ky proces ka qenë një proces me konkurent shumë të lart jo vetëm për faktin se ne kishim një numër të madh kandidatësh. Në të gjithë qarkun janë 77 kandidatë.

Natyrshëm këtu në Fier konkurojnë 14 kandidatë, për pozicionin e Kryetarit.

Dhe në rast se komisioni i ngritur nga Kryesia do ta vlerësojë të mundshme edhe të bashkëkryetares pra në kuptimin që do të kemi një shoqe dhe një shok në drejtimin e Partisë Socialiste të Fierit.

Kështu që në këtë aspekt unë mendoj se ky takimi i sotëm ka dhe mer një rëndësi shumë të veçantë sepse me të mbaruar procesin e përzgjedhjes që ka këtë fazë sot dhe fazën e fundit atë të mbledhjes së kryesisë së parties, ne do të kemi mundësinë pastaj, që menjëherë të vijojmë konsolidimin e strukturuve tona në nivel njësive administrative, në nivel organizatave.

Dhe në këtë këndvështrim në shtator pastaj të hyjmë, në një fazë tjetër, në fazën e përgatitjes ose ajo që është parafushata elektorale e zgjedhjeve vendore ku natyrshëm me strukurat e Partisë Socialiste , organizatat me patronazhistët gjej rastin t’i falenderoj, ka bërë dhe bëjnë gjithmonë një punë të shkëlqyer, ne të jemi gati që në 1 Janar të vitit 2023, të hyjmë pastaj në fushatën elektorale për zgjedhjet vendore.

Komisioni i ngarkuar nga kryesia, dhe që gjej rastin këtu në Fier ta falenderoj Blendi Klosin dhe gjithë sekretarët dhe të gjithë kolegët e tjerë të kryesisë të ngarkuar në këtë proces, Anilën, Etjenin dhe kolegët e tjerë që sot nuk janë këtu, ka bërë një punë të shkëlqyer ka qenë vendimmarrja e tyre këto takime të jenë të këtij niveli hapjeje në mënyrë që të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste, të njihen me platformat.

Dy fjalë natyrshëm edhe për kontekstin politik në të cilën Partia Socialiste vijon në këtë proces, ne kemi fituar një vit më parë mandatin e 3 , i cili është një mandat historik, asnjë forcë politike më parë në Shqipëri nuk kishte mar një mandat të 3 qeverisës dhe natyrshëm teksa hedhim sytë mbi përgjegjësinë e madhe që na ka dhënë votuesit nuk duhet të harrojmë rolin që luan partia si struktura e vetme ndërlidhëse mes komuniteti, njerëzve më pas dhe Grupit Parlamentar, drejtuesit të bashkisë, dhe qeverisë.

Dhe prandaj partia ka një rol tepër të rëndësishëm, është e vetmja garanci e mos-harresës pra secilin prej nesh kur e merr një Kryetar Organizate kur e mer një Kryetar Partie, njësie administrative apo çdo anëtar i thjeshtë dhe i ngre një shqetësim, ai shqetësim është real dhe ai shqetësim duhet adresuar në mënyrë të menjëhershme ndryshe e kemi të kotë që të kthehemi dhe të shkojmë në atë fshat në atë lagje të Fierit pas një viti.

Pra ajo që dua të them është qe ne duhet të marim me seriozitetin maksimal çdo problematikë që na ngrihet dhe natyrshëm duhet të marim çdo masë që çdo lloj problemi ta zgjidhim, dhe unë e kam thënë shpesh herë, unë bëj pjesë tek ata që mendoj që kundërshtari më i madh i Partisë Socialiste nuk është PD.

Ç’PD ka ngelur, LSI po jo e jo e çuam për skrap, kundërshtari ynë më i madh jemi po ne, janë po ata përfaqësuesit tanë në çdo zyrë të shtetit që nuk e bëjnë detyrën siç duhet prandaj ta mendojnë mirë këtë process. Unë nuk dua të zgjatem shumë se nuk do flasim ne do flasin këta djem e vajza, burra e gra, shoqe dhe shokë, të cilët kanë marrë përsipër të shpalosin platformat e tyre para gjithë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste”, deklaroi ai.

Teksa ka kërkuar ndjesë për mos pjesëmarrjen në takim të kryeministri Edi Rama, Balla tha se kjo ishte e kuptueshme pasi kreu i ekzekutivit do të marrë nesër pjesë në samitin e BE.

“Kështu që në këtë aspekt më lejoni që t’ju shpreh ndjesë e Kryetarit të Partisë, Kryeministrit Edi Rama, i cili me shumë dëshirë donte të ishte sot në këtë takim, por gjithve e mirëkuptojmë se sot dhe nesër është një axhendë shumë e rëndësishme e një hapi të madhë që Shqipëria pret prej 4 vitesh në fakt të merituar, për të mbajtur Konferencën e I Ndërqeveritare me BE, si ceremonia e nevojshme e bisedimeve për anëtarësim, dhe t’ju them të drejtën kjo nuk është më një çështje as e Shqipërisë as e Maqedosnisë së Veriut, kjo është një çështje që Bashkimi Europian sot, nesër apo në një kohë të shkurtër të zgjidhi një problem që e ka brenda vetes që ka të bëjë me vendimmarrjen.

Në një shpi dhe nuk biem dakord të gjithë me diçka, jo më për një familje me 27 vende anëtare.

Duhet që të jenë të gjithë dakord për një vendimmmarrje të caktuar por kjo është një problem që nuk është në fakt i yni por është përtej nesh.

Unë jam i bindur që Shqipëria dhe ju të gjithë këtu dhe çdo shqiptar është i bindur që Shqipëria e meriton fillimin e bisedimit për anëtarësim.

Ajo që presim të ndodh nesër apo kurdo të ndodhi është thjesht një akt ceremonial i një procesi i cili duhet të vijojë dhe natyrshëm që Shqipëria vendin e vet e ka në BE”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Ajo që ka mbetur nga PD apo LSI që çuam për skrap?”, Balla nga Fieri lavdëron patronazhistët: Kundërshtari ynë më i madh…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook