Madonna zbulon dedikimin prekës që mori nga Beyonce pas bashkëpunimit në ‘Break My Soul’: Je një kryevepër gjeniale

“Kryevepër gjeniale”- kështu e ka cilësuar Beyonce Madonën së fundmi.

Beyoncé i dërgoi Madonës një buqetë me lule për ta falenderuar për remixin e këngës së saj “Break My Soul”, i cili u shfaq në “Vogue”, dhe po ashtu një pusullë me fjalët më të bukura dedikuar asaj.

‘Mbretëresha e Popit’, 63 vjeçe, ndau foto të buqetës me lule dhe shënimit prekës që Beyonce, 40 vjeç, i kishte dërguar.

‘Faleminderit, Mbretëreshë. Unë jam shumë mirënjohës për ty. Ke hapur kaq shumë dyer për kaq shumë gra. Je një kryevepër gjeniale. Faleminderit që më lejove të këndoj në këngën tënde dhe faleminderit që je në remix!!!! Të dua gjithmonë, B’, thuhej në shënim.

Madonna e prekur falënderoi Beyoncen për gjestin teksa ajo postoi foto të dhuratës në Instagram Stories. ‘Faleminderit !! nga një mbretëreshë(emoji i kurorës) te mbretëresha tjetër(emoji i kurorës). E dua Re-Mix!’ ka shkruar Madonna.

Beyonce publikoi bashkëpunimin me ikonën e popit Madonna të premten. Ndërsa teknikisht është një këngë e re, Variety raportoi se Madonna nuk dukej se kishte regjistruar ndonjë gjë të re për remix. Ajo mund të ketë shtuar disa fjalë të reja në këngë, por pjesa më e madhe e këngës së saj u tërhoq nga kënga e saj e suksesshme e vitit 1990, Vogue.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madonna (@madonna)

Kënga, e titulluar ‘Break My Soul (The Queens Remix)’, mund të blihet përmes faqes së internetit të Beyoncé për 1,29 dollarë. Beyonce kishte realizuar tashmë remixes të këngës ‘Break My Soul’ me Will.I.Am, Terry Hunter, Honey Dijon dhe Nita Aviance.

Beyoncé publikoi ‘Renaissance më 29 korrik’. Ky është albumi i saj i 7, i pari që nga albumi i saj i suksesshëm i vitit 2016, ‘Lemonade’. Është gjithashtu i pari i një serie trilogjike të albumeve.

‘Renaissance’ debutoi në vendin e parë në tabelën e albumeve ‘Billboard 200’, duke shënuar albumin më të shitur nga një artiste femër këtë vit dhe të dytën më të shitur të vitit. ‘Renaissance’ shiti 332,000 njësi ekuivalente albumesh gjatë javës deri më 4 gusht, raportoi ‘Billboard’, duke cituar statistikat nga ‘Luminate’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beyoncé (@beyonce)

Madonna zbulon dedikimin prekës që mori nga Beyonce pas bashkëpunimit në ‘Break My Soul’: Je një kryevepër gjeniale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook