Përsëri te Sasuolo, ish-mesfushori i Shpresave kuqezi bëhet objektiv i merkatos të klubeve italiane

Aristidi Kolaj sapo mbylli edicionin e tij të parë si protagonist në Serinë B, ku veshi fanellën e Alesandrias. Për fat të keq, klubi në fjalë ra nga kategoria dhe për Kolajn ka ardhur koha që të kthehet përsëri në radhët e Sasuolos që zotëron kartonin e tij.

aristidi kolaj

Megjithatë, mediat italiane insistojnë se ai mund të kthehet shumë shpejt në Serinë B për të pasur një rol protagonisti në një skuadër tjetër në kategorinë e dytë të futbollit italian. Kolaj ka spikatur si një lojtar me vlera në fazën sulmuese e sipas “TMW”, janë dy klube të cilat kanë shfaqur që tani interes për futbollistin shqiptar.

Ternana dhe Modena, të dy klube që kanë ambicie që vitin e ardhshëm të luftojnë për ngjitjen në A, kanë treguar interesim konkret për të dhe duan që të mbyllin gjithçka që tani. Pritet që për lojtarin të hapet një ankand i mirëfilltë pasi ka marrë vlerësime të mëdha për paraqitjet e tij në 20 ndeshjet ku ka zbritur në fushën e lojës me fanellën e Alesandrias.

aristidi kolaj 1

Arena e Lajmit


Loading…

Përsëri te Sasuolo, ish-mesfushori i Shpresave kuqezi bëhet objektiv i merkatos të klubeve italiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook