Princ Harry dhe Meghan Markle udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar/ Pak para arritjes së tyre Mbretëresha u jep goditjen e rradhës: Ato nuk do të…

Jubileu Platinum i mbretëreshës Elisabeth, mesa duket është hapi i parë që marrëdhëniet midis anëtarëve të familjes Mbretërore të hyjnë në rrugën e duhur.

Princ Harry dhe Meghan Markle do të marrin pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës, pavarësisht se nuk do të lejohen në shfaqjen nga  ballkoni i Pallatit Mbretëror.

Kishte spekulime se Duka dhe Dukesha e Sussex nuk do të vizitonin Mbretërinë e Bashkuar pas raporteve “të prishura” midis tyre dhe Mbretëreshës Elisabeth . Mirëpo burime pranë çiftit bëjnë me dije se ato do të marrin pjesë në festimet e organizuara.

Madje një zëdhënës konfirmoi sot se dyshja do të udhëtojë nga shtëpia e tyre në Los Angeles drejt Britanisë së Madhe. Ato nuk do të shkojnë vetëm, bashkë me to edhe dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet.

Kjo vizitë me të vegjlit do të jetë hera e parë që Harry dhe Meghan udhëtojnë së bashku me familjen e tyre në Mbretërinë e Bashkuar që nga largimi për në SHBA në vitin 2020.

Lajmi i ardhjes së tyre erdhi vetëm pak minuta pasi u zbulua se Mbretëresha do i ndalojë Harry-it dhe Meghan-it, që t’i bashkohen në ballkonin e Pallatit Buckingham. Familja nuk do të jetë krah Madhërisë së Saj në kalimin tradicional të “Trooping the Color RAF”.

Në një deklaratë thuhej: “Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex janë të emocionuar dhe të nderuar që marrin pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës këtë qershor me fëmijët e tyre”.

Mbretëresha ende nuk e ka takuar Lilibetin 10 muajshe, ndersa nuk e ka parë Archie, i cili sot mbushi tre vjet, që prej vitit 2020 kur u larguan drejt SHBA-së.

Vetëm anëtarët aktualisht në Familjen Mbretërore do të kenë mundësinë të përshëndesin turmën nga ballkoni mbretëror, ndërsa Mbretëresha kremton jubileun e 70 në fron.

Princ Harry dhe Meghan Markle udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar/ Pak para arritjes së tyre Mbretëresha u jep goditjen e rradhës: Ato nuk do të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook