“Folëm me skuadrën pas Bolonjës”, Inzagi: Na duhej kjo fitore, për titullin besojmë deri në fund

Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka komentuar suksesin e skuadrës së tij ndaj Udinezes, ku zikaltërit arritën të fitonin me rezultatin 1-2 në transfert.

inzagi

Tekniku italian ka pohuar se nuk ishte e lehtë të luaje sot pas humbjes me Bolonjën, por ka theksuar se lufta për titullin është ende e hapur dhe skuadra e tij beson deri në fund.

“Një provë e madhe sot, djemtë treguan karakter. Kjo fitore na duhej.

Folëm me skuadrën pas Bolonjës, sot pash reagimin që doja nga ana e tyre.

Skuadra gëzon shëndet, është një Inter që nuk dorëzohet kurrë.

Për titullin jemi edhe ne, nuk do të dorëzohemi deri në fund.”, u shpreh Inzagi.

Arena e Lajmit


“Folëm me skuadrën pas Bolonjës”, Inzagi: Na duhej kjo fitore, për titullin besojmë deri në fund

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook