Kahn i përgjigjet ashpër “lamtumirës” së Levandovskit: Deklarata si këto nuk të çojnë askund

Deklarata e sotme e Robert Levandovskit ka lënë pak vend për interpretim. “Një gjë është e sigurt. Epoka ime te Bajern Mynih ka përfunduar”, tha sulmuesi polak duke e bërë fakt të kryer largimin e tij. Por bavarezët duket se nuk do të dorëzohen kaq lehtë para dëshirës së futbollistit për t’i dhënë lamtumirën klubit.

leva kahn

Oliver Kahn, shef ekzekutiv i klubit gjerman, është përgjigjur flakë për flakë, duke kujtuar Levandovskin se duhet të mendohet mirë para se të bëjë deklarata publike. “Nuk di t’ju them pse Robert zgjodhi këtë rrugë. Deklarata publike si këto nuk të çojnë askund. Robert u bë këtu dy vite radhazi lojtari më i mirë në botë, mendoj se ai duhet të dijë se çfarë ka të Bajerni”, theksoi Kahn për “Sport1”.

Sipas “Sport1”, Levandovski ka arritur një akord parimor me Barcelonën për të firmosur për tre vite me katalanasit. Por Bajerni nuk është dakord me këtë vendim të lojtarit për të mos çuar në fund kontratën dhe po bën të pamundurën që ta mbajë edhe për vitin e fundit të saj në Gjermani.

Arena e Lajmit


Loading…

Kahn i përgjigjet ashpër “lamtumirës” së Levandovskit: Deklarata si këto nuk të çojnë askund

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook