Hap i madh në karrierë, mesfushori i Kombëtares shqiptare transferohet te kampionët e Çekisë

Kristi Qose ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke e transferuar te skuadra e Plzen, që  këtë sezon u shpall kampione e Çekisë. Mesfushori 26-vjeçar nga Bilishti, ishte pjesë e Karavinës, po në kampionatin çek, teksa ditën e sotme firmosi kontratë 2-vjeçare me kampionët në fuqi.

kristi qose

Qose ishte pjesë e Karavinës, që prej sezonit 2019-2020, ku në total u aktivizua 71 ndeshje dhe arriti të realizonte 9 gola dhe 6 asiste. Ish-skuadra e tij ra nga kategoria në fund të këtij sezoni, ndërkohë që shqiptari hodhi një hap galopant në karrierën e tij, duke iu bashkuar Plzenit me parametra 0.

QOSE

26-vjeçari numëron 3 ndeshje me fanellën e Kombëtares A të Shqipërisë, 6 me U21-at dhe 4 me Kombëtaren U-19.

Arena e Lajmit


Loading…

Hap i madh në karrierë, mesfushori i Kombëtares shqiptare transferohet te kampionët e Çekisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook