Madonna zbulon incidentin në skenë që për pak i shkatërroi karrierën

Pop-diva Madonna mund të ketë një nga karrierat më mbresëlënëse në historinë e muzikës, por këngëtarja zbuloi se një problem në veshje tre dekada më parë gati i dha fund karrierës së saj. 63-vjeçari zbuloi incidentin gjatë një interviste në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”.

Ylli iu bashkua Fallon për të promovuar albumin e saj të ri “Finally Enough Love”, një kurim i hiteve të preferuara dance të këngëtares. Ndërsa albumi ka këngët më të mira të Madonna-s, ylli zbuloi se performanca e saj ikonike “Like a Virgin” gjatë ‘MTV Video Music Awards’ në 1984 mund t’i kishte kushtuar shumë.

Kur 26-vjeçarja e atëhershme zbriti në skenën e MTV për të performuar këngën hit, stiletoja i rrëshqiti nga poshtë saj, duke i ekspozuar fundshpinën. “Ishin ditët kur nuk duhet të tregosh të pasmet për të pasur një karrierë”, tha ylli me shaka. “Tani është e kundërta.”

Madonna kujtoi se si përfaqësuesit e saj në prapaskenë e konsideruan karrierën e saj “të mbaruar” pas aksidentit. “Nuk ishte as e gjithë prapanica! Ishte gjysma,” tha ajo.

Fallon gjithashtu i kujtoi audiencës se “Like a Virgin” nuk ishte menduar kurrë të ishte ‘single’ i albumit, duke qenë se producenti Nile Rodgers donte që ajo të ishte “Material Girl”.

“Ishin ditët kur nuk kisha fjalë për asgjë,” reflektoi fituesja e Grammy. “A mund t’i imagjinoni ato ditë që kanë ekzistuar?” Pavarësisht frikës së përfaqësuesve të saj të vjetër, karriera e Madonna-s ishte larg përfundimit pas aksidentit në skenë.

Madonna zbulon incidentin në skenë që për pak i shkatërroi karrierën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook