E dashura 22-vjeçare e qëlloi me plumb në këmbën e djathtë, del nga spitali Vali Corleone! Ja akuzat që rëndojnë ndaj bashkëjetueses së tij

Vali Corleone ka dalë nga spitali i Gjilanit, ku ishte shtruar pasi u plagos me armë zjarri nga e dashura e tij.

vali carleone1

Raportohet se Corleone u plagos me plumb në këmbën e djathtë, konfirmoi drejtori i spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli, për Klan Kosova.

 Bashkëjetuesja e tij, Anita Syla është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me datë 11.08.2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer dy vepra penale dhe atë: Vrasje në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 të KPRK-së. Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit, ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan”, njoftoi Prokuroria.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00 në banesën ku jetonte çifti. Nuk dihen ende rrethanat dhe arsyet e ngjarjes.

E dashura 22-vjeçare e qëlloi me plumb në këmbën e djathtë, del nga spitali Vali Corleone! Ja akuzat që rëndojnë ndaj bashkëjetueses së tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook