Kasano nuk ndryshon kurrë: Si nuk ia thotë kush Ançelotit që ishte me fat!

E gjithë Italia i është gëzuar suksesit të Real Madrid në Ligën e Kampioneve për shkak të Karlo Ançelotit që drejton madrilenët. Por Antonio Kasano, vazhdon si gjithmonë të krijojë polemika me deklaratat e tij dhe këtë herë ka theksuar se dikush duhet t’i kujtojë trajnerit italian se fati kishte shumë të bënte në këtë suskes.

sdasdasdasdasdas

“I duhen bërë komplimente Real Madrid dhe Ançelotit, pasi pastaj trofetë flasin qartë dhe ata morën në shtëpi Ligën e Kampioneve. Pas 10 vitesh do të vlejë kjo, vitrina e trofeve dhe fitorja e Kupës.

Por pastaj shkoj në një detaj që ta analizoj. Liverpuli ka bërë 26 gjuajtje në portë, Real Madridi vetëm 2. Edhe goli i Vinicius lind nga një gjuajtje e gabuar e Valverdes. E përsërit, i bëj komplimente Realit dhe Ançelotit, pasi është e drejtë kështu. Por sipas mendimit tim, më duket e qartë se ka pasur fat në ndeshjet e mëparshme.

Unë nuk e di Kurtua, i cili ishte i jashtëzakonshëm, si ia bëri që të realizonte disa pritje. Ajo gjë që në të vërtetë nuk kuptoj është se si askush nuk ia ka vënë në dukje Ançelotit që ka pasur fat”, tha Kasano.

Arena e Lajmit


Loading…

Kasano nuk ndryshon kurrë: Si nuk ia thotë kush Ançelotit që ishte me fat!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook