“Na kërcënuan bandat e hajdutëve”, gruaja e Tiagos rrëfen tmerrin në finalen e Champions-it: Ishte një makth total…

Përtej zhgënjimit të rezultatit, finalja e Champions-it ka lënë gjurmë indinjate të Liverpuli për atë që ndodhi në prag të ndeshjes në Paris. Problemet e sigurisë, që shkaktuan shtyrjen e fillimit të ndeshjes me 37 minuta, kanë sjellë shkëmbim akuzash mes klubit nga “Anfield”, përgjegjësve për sigurinë e finales dhe policisë franceze.

tiago-800x450

E indinjuar nga situate e krijuar, ka qenë edhe Julia Vigas, bashkëshortja e Tiago Alkantarës, e cila ka shpërthyer ndaj organizatorëve. Këtë e ka bërë me një publikim në rrjetet e saj sociale duke shkruar.

“Nuk më pëlqen të komentoj këto gjëra, por këtë herë duhet të shprehem. Finalja ishte një makth total, dhe kjo nuk ka të bëjë me futbollin, por shkon përtej rezultatit. Për shkak të mungesës së organizimit dhe sigurisë, ka pasur shumë momente frike, vazhdimisht jemi kërcënuar nga bandat e hajdutëve, të cilët tentonin të na grabisnin dhe të futeshin në stadium pa biletë.

Kjo është arsyeja pse shumë tifozë qëndruan jashtë stadiumit duke shkaktuar orteqe njerëzish. Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj familjeve dhe tifozëve, disa prej tyre u rrahën gjithashtu. Të gjithë ishin njerëz të pafajshëm. Për shkak të gjithë këtij problemi na është dashur të largoheshim nga stadiumi për sigurinë tonë. Diçka duhet bërë, kjo lloj gjëje nuk mund të ndodhë në asnjë lloj ngjarjeje, kërkojmë përgjegjësi. Mund të ishte shumë më keq”, shkroi bashkëshortja e Tiago Alkantarës.

Arena e Lajmit


Loading…

“Na kërcënuan bandat e hajdutëve”, gruaja e Tiagos rrëfen tmerrin në finalen e Champions-it: Ishte një makth total…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook