Bebe Rexha njihet për pozat e saj të nxehta dhe provokuese në rrjetet sociale.
Bebe Rexha u rikthye në rrjetet sociale duke ngacmuar imagjinatën me pozat e saj në Instagram pak ditë më parë.
E njohur për promovimin e pozitivitetit të trupit, Rexha në një video të fundit të publikuar në rrjetin social TikTok, shfaqi sërish me krenari trupin e saj. Këngëtarja ka veshur një fustan të shkurtër dhe të hapur te pjesa e dekoltesë, duke bërë lëvizje provokuese para kamerës.
@beberexha♬ original sound – Custom Motion
Bebe, emri i vërtetë i të cilës është Bleta Rexha, shpesh ka publikuar edhe fotografi dhe video të linjave të saj trupore, ku pavarësisht kilogramëve të tepërt, ajo ndjehet e lirë që të promovojë trupin e saj duke përçuar mesazhin që çdo kush mund të duket bukur në formën e vet.
Artistja këto muaj nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi u rikthye me një rrëfim. Ajo zhvilloi një bisedë me pyetje-përgjigje në rrjetin social Twitter me ndjekësit e saj duke treguar se ka qenë në gjendje të rënduar emocionale.
“Çfarë të mban të motivuar kur je në periudha të vështira?”- e pyeti një ndjekës Beben e cila u përgjigj se ajo çfarë e mban të motivuar është “antidepresanti.”