Frekuentimi i kazinove, udhëtimi në ‘bussines class’ dhe përdorimi i makinave zyrtare nga familja, ja rastet kur Rama mund të shkarkojë ministrat

Rama Qeveria E Re 1

Frekuentimi i kazinove apo përdorimi i makinave zyrtare për familjarët, tani mund t’u kushtojë vendin e punës ministrave të kabinetit qeveritar.

Qeveria ka mituar në ditët e fundit të prillit disa ndryshime në Kodin Etik Ministror, ku saktësohen aktivitetet që ministrat nuk duhet të bëjnë për aq kohë sa mbajnë këtë pozicion.

Konkretisht, atyre u ndalohet të shkojnë në ambiente ku zhvillohen lojëra fati, t’u lënë makinat e punës familjarëve apo të organizojnë festa për personelin me buxhetin e shtetit.

Në të njëjtën kohë ministrat duhet të bëjnë kujdes edhe kur takojnë përfaqësues të biznesit. Ata duhet të jenë gjithmonë të shoqëruar nga dy funksioonarë të tjerë, të cilët regjistrojnë emrat e pesonave në takim si dhe mbajnë shënim temat për të cilat po flitet.

Për të gjitha rastet kur shkelet Kodi Etik, është shtuar një pikë ku i jepet e drejta Komisionit të Etikës të detyrojë ministrin të kërkojë ndjesë ose të lërë mandatin në varësi të shkeljes.

Rregulla strikte janë përcaktuar edhe për punonjësit e administratës, ku ndër të tjera theksi vihet te përdorimi i telefonit privat gjatë orarit të punës.

Sipas këtij akti të qeverisë, një nëpunës i administatës mund ta përdorë telefonin vetëm nëse nuk pengon në mbarëvajtjen e aktivitetit në zyrë.

Për ministrat

Zyrat e ministrave duhet të jetë të arreduara në mënyrë modeste dhe pa u bërë shkak debati dhe tërheqje vëmendjeje nga publiku.”

Ministrave u ndalohet:

“të zhvillojë takime me përfaqësues të biznesit apo grupeve të interesit pa praninë e dy nëpunësve/funksionarëve të lartë të ministrisë përkatëse dhe pa mbajtur minutat e takimeve, regjistrimin e identitetit të personave të përfshirë në këto takime, si dhe evidentimin e çështjeve të diskutuara në një regjistër të posaçëm që mbahet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë përkatëse”.

Komisioni i Etikës, pasi del në përfundimin se kemi të bëjmë me një thyerje të Kodit Etik Ministror, ia bën atë me dije Kryeministrit nëpërmjet një akti me shkrim. Në këtë rast, masat disiplinore që mund të japë Kryeministri janë:

kërkimi i ndjesës publike ose lënia e detyrës, në varësi të shkeljes.

Për administratën

ë) Nëpunësi i administratës publike mund të përdorë telefonin celular privat kur nuk pengon kryerjen e detyrave. Përdorimi i tyre gjatë takimeve dhe mbledhjeve të punës është i ndaluar.

 

Frekuentimi i kazinove, udhëtimi në ‘bussines class’ dhe përdorimi i makinave zyrtare nga familja, ja rastet kur Rama mund të shkarkojë ministrat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook