U vra dhe u dogj brenda makinës, Brilant Martinaj i dyshuar për një tjetër krim, si u ekzekutuan miqtë e tij një nga një. Në vend të paktën 60 gëzhoja

Brilant

Detaje të tjera për ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë, ku u vranë tre persona, dy prej tyre emra të njohur për policinë. Një sagë krimesh e vrasjesh që përfundon sërish me gjak.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se përveç vrasjes së efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela, një tjetër ngjarje ku është dyshuar Brilant Martinaj, i cili u vra sot, ka të bëjë me vrasjen e ish-oficerit të policisë Xhelal Reçi. Brilant Martinaj ishte një prej personave të dyshuar.

Nga vrasja e ish-policit Xhelal Reçi ka pasur disa vrasje që besohet se kanë qenë lidhje e Brilant Martinaj dhe kushëririt të tij të parë Ervis Martinaj, edhe ky i shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Fillimisht u vra Erigers Mihasi në zonën e Astirit, më pas Can Kariçi në zonën e Institutit dhe vetë Brilant Martinaj viktima e tretë.

Hetuesit dyshojnë se pikërisht Brilant Martinaj ka qenë shënjestra e atentatit për shkak të ngarkesës penale që ka pasur dhe implikimit në disa krime.

Nga ana tjetër dyshohet se 30-vjeçar Diklen Vata që ndodhej në makinë me Brilant Martinaj nuk u prek nga plumbat sa ka qenë në automjet, por është qëlluar pasi ka dalë. Vata ishte komshi me Martinaj dhe ka jetuar jashtë vendit deri tani, në Itali. Deri më tani janë sekuestruar 60 gëzhoja, që dëshmon për një intensitet të madh të sulmit dhe ekzekutorët kanë qenë të vendosur për çuarjen deri në fund të detyrës së tyre.

Emrat e Brilant Martinajt dhe Besmir Hoxhës të cilët janë djegur brenda makinës që shpërtheu në flakë pasi u qëllua me automatik, kanë dalë pas të dhënave dhe interesimit të vetë të afërmeve të tyre që e kanë ditur se janë në shoqërinë e Diklen Vatës, pasi ata nuk janë identifikuar ende me anë të shenjave të gishtërinjve, për shkak të djegies së automjetit.

Besmir Hoxhaj ishte mik dhe njeri shumë i afër me Brilant Martinaj.

U vra dhe u dogj brenda makinës, Brilant Martinaj i dyshuar për një tjetër krim, si u ekzekutuan miqtë e tij një nga një. Në vend të paktën 60 gëzhoja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook