Shenjat Paralajmëruese që Tregojnë se Vuani Nga Ankthi

Episodet e rralla të ankthit janë më se normale për shumicën e njerëzve, megjithatë për disa të tjerë, përballen me goditje më të forta e më të shpeshta të këtij çrregullimi.

Njerëzit e ngatërrojnë shqetësimin dhe hallet e ditës me episode të mirëfillta ankthi, ndonëse ndryshimi është i madh.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për shenjat shumë të qarta paralajmëruese të ankthit.

Shqetësimi është kryefjala e shumë prej çrregullimeve të ankthit. Njerëzit që vuajnë prej tij kanë tendencën të shqetësohen për shumë gjëra të përditshme sado të vogla të jenë.

Njerëzit që vuajnë nga ankthi kanë shqetësime të tillë që vazhdojnë për javë të tëra e deri në 6 muaj.

Një gjë e tillë pasohet me një lodhje drobitëse.

Njerëzit që janë të prekur nga ankthi kanë shumë vështirësi kur vjen puna tek gjumi. Ata mezi i zë gjumi dhe e kanë shumë të vështirë të flenë pa trazuar gjithë natën.

Nëse këto probleme vazhdojnë, ndjesia e ankthit dhe lodhjes rritet duke krijuar kështu një rreth vicioz.

Shpesh, episodet e ankthit mund të kenë lidhje me një situatë apo send specifik.

Për shembull, dikush mund të ketë frikë nga fluturimi, kafshët apo turmat.

Nëse frika bëhet shumë e madhe sa të pengojë përditshmërinë, atëherë kthehet në fobi, një nga llojet e çrregullimeve të ankthit.

Truri është pikënisja e ankthit por ai manifestohet edhe me simptoma fizike duke ndikuar direkt tek tretja.

Njerëzit që vuajnë nga ankthi, preken edhe nga konstipacioni, dhimbjet e stomakut, fryrjet, gazrat e të tjerë.

Ankthi mund të shfaqet edhe kur njeriu ka frikë të jetë në qendër të vëmendjes,

Ata ndihen sikur e gjithë bota po i sheh, skuqen, dridhen, u vjen për të vjellë, djersijnë dhe kanë vështirësi në të folur.

Këto simptoma vështirësojnë njohjet e reja, marrëdhëniet në jetë dhe në punë.

Sulmet e panikut janë me të vërtetë të tmerrshme. Ndjesia e beftë e frikës e shoqëruar nga ideja e të qenit të pashpresë të merr frymën.

Këto sulme shoqërohen edhe me simptoma fizike siç janë: vështirësia në frymëmarrje, rrahjet e forta të zemrës, mpirja e duarve, djersitja, dhimbja e kraharorit, stomakut dhe ndjesia e të pasurit vapë dhe ftohtë.

Njerëzit e prekur nga ankthi janë gjithnjë në kërkim të perfeksionizmit.

Ata gjykojnë veten keq dhe nuk janë asnjëherë të kënaqur. Perfeksionizmi është një veçori e përbashkët me çrregullime të tjera obsesive që futen në kategoritë e ankthit./AgroWeb.org

Shenjat Paralajmëruese që Tregojnë se Vuani Nga Ankthi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook