Edhe nëse janë të shqetësuar për betejën ligjore, A$AP Rocky dhe Rihanna fshehën më së miri këtë gjë gjatë takimit të tyre romantik në New York.
Prindërit e rinj u shfaqën në shijuan një natë romantike vetëm të dy super të merituar! Themeluesja e ‘Fenty Beauty’, e cila mirëpriti fëmijën e saj të parë me A$AP Rocky në maj, dëshmoi se stili i saj vazhdon të jetë i pakrahasueshëm.
Ajo dhe partneri i saj u shfaqën të veshur ‘casual’ gjatë takimit të tyre, ndërsa reperi mbante një shishe në dorë dhe në dukje një cigare në gojë.
RiRi tregoi format pas shtatzënisë me një fustan të zi, këmishë të bardhë, taka dhe syze dielli.
Dalja vjen pas problemeve ligjore për A$AP. Reperi i “Fashion Killa” është paditur për sulm me armë nga Terell Ephron AKA A$AP Relli.
Në prill, A$AP Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, u vu në pranga dhe u akuzua për sulm me një armë vdekjeprurëse pasi u pa në Los Anxhelos pas pushimeve të tij me të dashurën, Rihanna.
Në zhvillimin e fundit të çështjes, A$AP Relli, emri i vërtetë i të cilit është Terell Ephron, pretendon se ai ishte viktimë e të shtënave në fjalë.
Avokatët e tij i thanë Rolling Stone se ai do të padisë reperin në një gjykatë civile për shkaktimin e “dëm të pariparueshëm në karrierën e tij në industrinë e argëtimit” si rezultat i ngjarjes.
Avokatët e Relli pretendojnë se Rocky mbërriti me një pistoletë gjysmë automatike.
“Pas mbërritjes në vendndodhje, pasoi një bisedë ku pa provokim, paralajmërim apo ndonjë justifikim, A$AP Rocky përdori pistoletën dhe qëllimisht qëlloi të shtëna të shumta drejt zotit Ephron,” tha ekipi ligjor i Relli për median.
Në prill, LAPD tha se një debat midis “dy të njohurve” u përshkallëzua, duke rezultuar që i dyshuari qëlloi me armë zjarri mbi viktimën.
I dyshuari, i cili më vonë policët u identifikuan si reperi i “Fashion Killa”, dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë me dy burra të tjerë.