Albano Aleksi nuk është më pjesë e skuadrës së Teutës.
Ashtu siç e kishte njoftuar dhe gazeta “Panorama Sport” në numrin e sotëm se Teuta dhe Aleksi nuk do të vazhdonin më bashkëpunimin mes tyre për sezonin e ardhshëm.
Klubi durrsak me anë të një njoftimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ka falënderuar mesfushorin për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës.
29-vjeçari ka fituar gjithçka në Durrës, ku ka koleksionuar 1 titull kampion, 1 Kupë të Shqipërisë dhe 2 Superkupa të Shqipërisë.
NJOFTIMI I KLUBIT TË TEUTËS –
“Faleminderit Kampionë!🤝
KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Albano Aleksi, i cili nga sot nuk është më pjesë e #Teutës. KF Teuta falenderon Albano Aleksi, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanelën blu. Aleksi meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim. #forcateuta🔵🔵”
– Arena e Lajmit
Loading…