“Dibala u rrëmbye nga fakti se ishte Mesi i ri”, Alegri: Liderët e Juventusit të së ardhmes janë…

Juventusi e mbylli kampionatin në vendin e katërt me zonën Champions të arritur, por me dy finale të humbura ndaj Interit, Superkupën e Italisë në muajin janar dhe Kupën e Italisë në muajin maj. Gjatë një interviste me mikrofonat e “DAZN”, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Masimiliano Alegri ka folur për edicionin e fundit futbollistik të Serisë A dhe për Paulo Dibalën ku tha se argjentinasi u rrëmbye nga fakti të qenurit si Mesi i ri:

ALEGRI

Dibala – “Duhet të rikthehet për të qenë vetvetja. Ai u rrëmbye nga fakti se ishte Mesi i ri. Një lojtar nuk mund të imitojë ose të mendojë se është një tjetër. Ai ka ende shumë për të dhënë. Ka cilësi të jashtëzakonshme teknike, luan në mënyrë hyjnore.”

Kampionati – “Milani, Interi dhe Napoli e përfunduan kampionatin përpara nesh në renditje. Nuk kemi fituar asnjë në ndeshje direkte dhe kjo do të thotë se na ka munguar diçka për nga karakteri apo drejtimi.”

Liderët e Juventusit – “Janë dy prej tyre, De Ligt dhe Locateli. Manueli ishte një transferim i shkëlqyer, në të ardhmen ai mund të jetë kapiten. Ai ka karakteristikat teknike dhe morale të nevojshme për të luajtur për shumë vite me Juventusin. Danilo ishte një surprizë e këndshme, kur flet nuk është kurrë banal. Një lider i vërtetë i heshtur, ai duhet të flasë pak dhe duhet të vendosë gjithmonë skuadrën përpara, është kjo e fundit që e njeh si të tillë “, përfundoi Masimiliano Alegri.

– Arena e Lajmit


Loading…

“Dibala u rrëmbye nga fakti se ishte Mesi i ri”, Alegri: Liderët e Juventusit të së ardhmes janë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook