BRUKSEL
Kryeministri Edi Rama ka bërë një koment pasi është pyetur për mungesën e një konference për mediat pas samitit të BE nga liderët europianë, nëse ata nuk kishin gjë për të thënë. Rama e sheh si shenjë inteligjence. Sipas tij, ka diçka të deformuar në BE.
“Mendoj që ata janë shumë inteligjentë që nuk bënë konferencë, tregon atë çfarë janë. Tregon që ndihen keq, kanë bërë çfarë kanë mundur. Ka diçka të deformuar në BE”, tha Rama.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk morën sërish “Po” për çeljen e negociatave dhe konferencën e parë ndërqeveritare me BE që do t’i hapte rrugë procesit.