PESHËNGRITJE/ Europiani i shtangës, sot garojnë Calja dhe Qerimaj (TABELA E PLOTË)

Në Tiranë vijojnë garat e Kampionatit Europian të Peshëngritjes, event që sot do të mbajë ditën e tij të katërt.

ERKAND QERIMAJ

Pas paraqitjes historike të Evangjelia Velit si kampione e dyfishtë e Europës dhe nënkampione në shtytje, Shqipëria sot i ka sytë te dy emra të tjerë të mëdhenj të shtangës dhe sportit shqiptar.

Në orën 20:00 në sallën “Feti Borova” do të nisë gara e Baterisë A për peshat 73 kg.

Në këtë kategori garojnë Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, dy peshëngritës kalibri, të cilët regjistrojnë suksese të shumta në arenën ndërkombëtare.

briken-calja

Calja vjen si favorit absolut, kjo falë një formë të jashtëzakonshme që po tregon nga viti në vit, me rezultate fantastike të arritura si kampion bote, vend i katërt në Olimpiadë, pa harruar edhe titujt europianë, që për të kanë qenë të përvitshëm që prej 2018-ës. Gjithashtu me pritshmëri të larta paraqitet edhe Erkand Qerimaj.

Shkodrani muaj më parë zgjodhi të ndryshonte peshë, duke humbur shumë kile, por duke mbajtur një nivel të shkëlqyer.

Në Botëror Qerimaj u klasifikua në vend të katërt, ndërsa edhe ai di gjithashtu shumë mirë se si fitohen titujt kampion në Europë, pasi 8 vite më parë në Izrael është ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.

Ndërkohë, ditën e djeshme garoi për Shqipërinë Herlsjon Ismailanj, nga i cili pritshmëritë ishin modeste.

Ismailanj konkurroi në peshat 67 kg duke regjistruar rezultatet 118 kg në shkëputje (i dhjeti), 145 kg në shtytje (i teti) dhe 263 në total (i nënti).

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të medaljeve, pas tri ditëve të para kryeson Bullgaria me 7 ari, 1 argjendi dhe 2 bronzi, për një total prej 10 medaljesh.

TAB

ARTIN LLESHAJ – Arena e Lajmit


Loading…

PESHËNGRITJE/ Europiani i shtangës, sot garojnë Calja dhe Qerimaj (TABELA E PLOTË)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook