Masakra në Fushë-Krujë/ Autorët dyshohet se ishin 4, makina e tyre me targa të vjedhura në Tiranë (Detajet)

Whatsapp Image 2022 07 17 At 4.39.55 Pm

Katër persona dyshohet se kanë qenë autorët e masakrës te Mbikalimi i Fushë-Krujës pasditen e sotme, ku mbetën të vrarë tre persona, teksa dy prej tyre u dogjën në makinë. Ndërkohë pak minuta pas krimit, pak kilometra nga vendi i ngjarjes, në Larushkë u gjet i djegur një automjet që dyshohet se ishte përdorur nga autorët.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se pas shuarjes së plotë të zjarrit në makinën e dyshuar të përdorur nga autorët, janë gjetur në brendësi të makinës tre armë zjarri automatike.

Targa e mjetit del e vjedhur e kallëzuar si e vjedhur në Tiranë këtë vit.
Dyshohet se kanë qenë 4 veta (autorë), ku tre kanë dalë nga mjeti dhe kanë qëlluar para mjetit në drejtim të viktimave.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dyshohet se 30-vjeçari Diklen Vata që mundi të dilte nga mjeti i plagosur, por i gjallë është qëlluar dhe nga afër me armë.
Në vendngjarje janë sekuestruar mbi 50 gëzhoja armësh automatike.
Një prej viktimave të djegura dyshohet se është Brilant Martinaj, ndërsa tjetri shoferi i mjetit ende nuk është konfirmuar 100% identiteti.

Masakra në Fushë-Krujë/ Autorët dyshohet se ishin 4, makina e tyre me targa të vjedhura në Tiranë (Detajet)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook