“Europa për ne është fe”, Rama: Mos e ktheni BE-në në një kongregacion priftërinjsh

Edi Rama2

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë të përbashkët me liderët e “Ballkanit të Hapur”, është shprehur se nuk duhet që të bëhet më shumë presion ndaj Serbisë dhe se nuk duhet të humbasë besimi i shqiptarëve në BE, pavarësisht farsave.

Ai ka shtuar se pavarësisht “Open Balkan”, rajoni nuk ka nevojë për lufta, tensione dhe gjakderdhje.

“Mu desh të shprehja diçka dhe ndihem disi i keqardhur që ishte e nevojshme që të thuhej, se normalisht gjithkush duhet ta dijë që Serbia është në një pozicion mjaft ndryshe. Serbia është një realitet tërësisht ndryshe dhe u përpoqa t’ju shpjegoj se flasim për një vend ku popullariteti i Vladimir Putin është 80% dhe një vend ku opinioni publik nuk është kaq i prirur të vrapojë pas Brukselit.

Është krejt e kundërta, por është një vend, i cili jashtë çdo pritshmërie edhe pritshmërisë sime, se sinqerisht nuk e prisja dhe as nuk e telefonova Aleksandrin sepse kisha frikë se do të më thoshte: “Ndjesë, por na duhet të kalojmë në anën tjetër” dhe kjo do të kishte qenë fundi i çdo marrëdhënieje dhe mendova që do të ishte problem.

Tre herë janë harmonizuar me BE dhe Perëndimin kundër Rusisë duke votuar edhe për përjashtimin e Rusisë nga komiteti për të drejtat e njeriut. E kuptoj kërkesën për të ecur më përpara, por nuk e kuptoj çuarjen e gjërave në kufij në raport me kërkesën për sanksione.

E kam thënë në Tiranë, e kam thënë në Prishtinë, e kam thënë dhe këtu, sepse Serbia thjeshtë nuk është në pozicion për të realizuar kaq shumë, kaq shpejt dhe çuarja deri në kufij do t’i japë efektin e kundërt dhe pastaj ajo çfarë do të ketë kosto është agjenda europiane e Serbisë për çka do të jetë tepër do të jetë kosto për popullin e rajonit, që është shumë, shumë e qartë.

Le ta lëmë pavarësisht Ballkanit të Hapur, Procesit të Berlinit dhe kështu me radhë. Ne nuk duam një luftë, ne nuk kemi nevojë për konflikt, për gjakderdhje dhe tensione në rajonin tonë, ndaj duam të ecim më përpara në drejtimin që kemi zgjedhur.

Ndaj ua thashë, le ta mbajmë kështu. Ka shumë goditje me të cilat ata duhet të merren kështu që nuk duhet të nxisin një goditje tjetër. Kjo është ajo çfarë besoj unë.

Kështu që për ta përmbyllur, thirrja ime e fundit për ta ishte: Mos lini që besimi që shqiptarët kanë, që kanë një besim shumë të madh te Europa pavarësisht BE, pavarësisht farsave sepse ne për herë të parë në historinë tonë kemi mundësi të jemi aty ku duam, jo nën regjime, jo nën perandori që zgjedhin për ne. Për ne Europa është fe, për ne Europa nuk është Brukseli.

Kështu që shqiptarët do të vazhdojnë, por edhe në Ballkanin Perëndimor ka shumë pro europianë, Maqedonia e Veriut e kështu me radhë.

Lutja ime për ta ishte: Ju lutemi, mos e lini BE-në të bëhet si një kongregacion priftërinjsh që diskutonin aso kohe seksin e engjëjve ndërkohë që muret e Kostandinopojës shembeshin. E dimë sesi shkoi historia. Faleminderit shumë!”, tha Rama.

Arena e Lajmit

“Europa për ne është fe”, Rama: Mos e ktheni BE-në në një kongregacion priftërinjsh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook