Çështja e Etleda Çiftja/ Dha dorëheqjen për konflikt interesi, por gjykata ia refuzoi, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtarit Erion Bani

Auto Untitled1654379163

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Erion Bani nga shqyrtimi i çështjes penale ndaj anëtares së KPK, Etleda Çiftja, pasi theksohet se ka konflikt interesi.

Kjo sepse, Çiftja ka qenë anëtarë e trupës në KPK që ka kryer vettingun për gjyqtarin Bani dhe e konfirmoi atë në detyrë. Kërkesa pritet të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.

Bani ka dhënë më parë dorëheqjen nga çështja, por në mënyrë të paprecedentë nuk i është pranuar nga gjykata.

Kjo ka ndodhur, edhe pse gjykata është në dijeni të faktit se Çiftja ka firmosur për fatin e Banit në vetting dhe tashmë gjyqtarit i duhet të vendosë për fatin e anëtares së KPK që po përballet me drejtësinë. Çiftja është nën akuzë nga SPAK për fshehje të pasurisë.

Çështja e Etleda Çiftja/ Dha dorëheqjen për konflikt interesi, por gjykata ia refuzoi, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtarit Erion Bani

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook