Kë po paralajmëron Rama nga Brukseli? Kryeministri: Ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që…

Albania

Kryeministri Edi Rama teksa ka posuar një foto familjare nga Samiti i Brukselit, ku marrin pjesë liderët europiane, ndërsa ka bërë edhe një paralajmërim.

Përmes një mesazhi në Twitter, Rama thekson se shqiptarët nuk janë aq të mirë sa të dorëzohen bukur. Duke ironizuar dhe foton e bërë bashkë me zyrtarët e lartë, Rama shton se “do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”

“Vend i bukur njerëz të këndshëm fjalë të bukura foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur mund të ishte nëse premtimet e bukura do të pasoheshin nga një dorëzim i këndshëm… Por ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkruan Rama në Twitter, ndërsa ka dashur që mesazhin ta publikojë në anglisht.

Arena e Lajmit

Kë po paralajmëron Rama nga Brukseli? Kryeministri: Ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur! Kështu që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook