KATEGORIA SUPERIORE U-17/ Përcaktohet finalja e sezonit 2021/2022

Vllaznia – Shënkolli është çifti finalist i këtij edicioni në Kategorinë Superiore U-17, prej nga ku do të përcaktohet edhe kampioni kombëtar i sezonit 2021-2022 për këtë grupmoshë.

SUPERIORE U-17

Të dyja këto ekipe erdhën në finale pas një kampionati të gjatë të zhvilluar në grupet A dhe B dhe pas kampionatit u luajtën edhe ndeshjet e fazës play-off, duke kulmuar me këtë finale.

llaznia siguroi biletën për në finale pasi mundi Internacionalin, në një sfidë jo shumë të lehtë për shkodranët, që nisi me avantazhin e kryeqytetasve në minutën e 44-t.

Pas përfundimit të fraksionit të parë të lojës, Vllaznia barazon rezultatin në minutën e 58-të, ndërsa pas këtij momenti, të dyja skuadrat kërkojnë golin e epërsisë.

3 kartona të kuq të prodhuar në harkun kohor të 12 minutave, ndërsa pavarësisht se Vllaznia kishte dy lojtarë më pak, arrin të kalojë në avantazh me Zaganjorin në minutën e 84-t. shkodranët realizojnë edhe golin e tretë të sfidës në minutat shtesë, duke kaluar kështu në finalen e madhe të këtij sezoni.

FC Internacional Tirana 1-3 KF Vllaznia

Krejt ndryshe paraqitet situata në gjysmëfinalen tjetër, SHF Pepa – Shënkolli, me dy skuadrat që prodhojnë lojë të bukur, por mjaft të vakët në gola, duke e mbyllur lojën me rrjeta të paprekura.

Në goditjen e penalltive, lezhjanët u treguan më të saktë, duke i buzëqeshur kështu biletës së finales, ku do të përballen me Vllazninë.

SH.F. Pepa 0-0 Shënkolli

Finalja e Kategorisë Superiore U-17, e edicionit 2021-2022

KF Vllaznia – Shënkolli

Arena e Lajmit


Loading…

KATEGORIA SUPERIORE U-17/ Përcaktohet finalja e sezonit 2021/2022

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook