FOTO/ U largua duke fituar gjithçka me Teutën, reagon Aleksi: Iki krenar dhe me një pjesë të zemrës time…

Albano Aleksi e mbylli me Teutën dhe nuk do të jetë më pjesë e durrsakëve për sezonin e ardhshëm. Mesfushori 29-vjeçar, i cili fitoi gjithçka me Teutën, së fundmi ka reaguar me një postim në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke shkruar se ishin tre vite fantastike dhe falënderime për presidentin dhe shokët e skuadrës:

ALBANO ALEKSI 1

“Pas 3 vitesh fantastike si lojtar i Teutës dhe banor i këtij qyteti të mrekullueshëm erdhi momenti që rrugët tona të ndahen. Kemi kaluar bashkë një udhëtim të jashtëzakonshëm me ulje-ngritje dhe 4 trofe për të cilën jam krenar gjithë jetën.

Një falënderim i madh i takon presidentit Z. Hasanbelliu për mundësinë e dhënë, stafit të Teutës për punën e palodhur, të gjithë trajnerëve me të cilët kam punuar dhe kam mësuar shumë, si dhe shokëve të ekipit për mbështetjen në çdo moment.

Në fund dua ta mbyll me një falënderim special për të gjithë tifozët e ekipit të Teutës, ‘Djemtë e Detit’. Largohem krenar dhe me një pjesë të zemrës sime e cila do të ngele gjithmonë në Durrës.”, ishte postimi i Albano Aleksit.

281561349_1181459025988357_2114223627672170772_n

– Arena e Lajmit


Loading…

FOTO/ U largua duke fituar gjithçka me Teutën, reagon Aleksi: Iki krenar dhe me një pjesë të zemrës time…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook