Vuçiç: U deshën 70 vjet para se udhëheqësit e Shqipërisë dhe Serbisë të takoheshin sërish. Ironia e Ramës: S’mund të thoni që ai më rekrutoi, unë jam aset serb

Rama Vucic

Me sa duket nervozizmi i shkaktuar për shkak të mosmarrjes së një date sërish nga Brukseli për nisjen e negociatave, ka sjellë batuta dhe ironi te reagimi i liderëve të Ballkanit.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç foli për “Ballkanin e Hapur” dhe marrëdhëniet me Shqipërisë. Ai tha se u dëshën 70 vjet para se udhëheqësit e Shqipërisë dhe Serbisë të takoheshin sërish. Nga ana tjetër Rama tha me ironi se në të gjitha territoret shqiptare e njohin si aset serb.

Vuçiç: Ka dhe njerëz këtu nga Perëndimi, pas takimit të dy liderëve të Shqipërisë dhe Jugosllavisë në 1946, na u deshën 70 vjet para se udhëheqësit e Shqipërisë dhe Serbisë të takoheshin sërish. Para se ne të takoheshim ka pasur fjalë, zënka tërë kohën, por siç mund ta shihni ne mund të diskutojmë për gjithçka. Mund të bashkëpunojmë në mënyrën e duhur. kjo nuk është një gjë e mirë jo për ne të dy, por për popujt tanë.

Rama: Nuk mund të thoni që ai më rekrutoi dhe prandaj po punojmë kaq mirë sepse unë jam aset serb siç të gjithë e dinë të gjithë në territoret shqiptare.

Vuçiç: U deshën 70 vjet para se udhëheqësit e Shqipërisë dhe Serbisë të takoheshin sërish. Ironia e Ramës: S’mund të thoni që ai më rekrutoi, unë jam aset serb

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook