U arrestua para finales së Ligës së Konferencës/ Gjykata liron nga burgu Ballist Morinën! Do të kryejë 5 muaj shërbim prove

Lirohet nga burgu Ismail Morina, i arrestuar më 25 maj, ditën kur u mbajt në Tiranë dhe finalja e Konferencë Ligës.

ballist-morina

Korespondenti i Panorama bën me dije se Gjykata e Durrësit vendosi që Ismail Morina, i njohur ndryshe dhe si “Ballisti”, të kryejë 5 muaj shërbim prove.

Ndalimi i tij paraditen e 25 majit u bë pasi ishte shpallur në kërkim për llogari të Drejtorisë së Policisë Durrës.

“Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, tha Policia në një njoftim për mediat.

Arena e Lajmit


Loading…

U arrestua para finales së Ligës së Konferencës/ Gjykata liron nga burgu Ballist Morinën! Do të kryejë 5 muaj shërbim prove

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook