Nuk kanë munguar batutat mes Aleksandër Vuçiç dhe Edi Ramës në konferencë për shtyp në Bruksel, pas Samitit për Ballkanin Perëndimor.
Ka qenë kryeministri Rama, i cili gjatë fjalës së tij, iu drejtua Vuçiç, duke e pyetur se pse ndodhet aty, pasi vendimi për negociatat është vetëm për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, por Presidenti serb ja ktheu se aty janë bashkë dhe se Serbia e mbështet rrugën evropiane të të dy vendeve.
Rama: Pyetja tjetër, pse Vuçiç është këtu me ju, vendimi pritej vetëm për ne dhe RMV?
Vuçiç: Jam i sigurt që po thoje diçka të mirë për mua…! Jo, jemi së bashku. Dhe sot nëse mund të them kështu, dhe besoj se kolegët e mi do bien dakord për këtë, ishte përvojë më pak e këndshme për mua se sa për ta. Megjithatë doja të dëshmoja angazhimin, dedikimin dhe mbështetjen tonë për RMV e Shqipërinë, dhe ata donin të ndanin të njëjtat fjalë me mua. Mund të them që ishin të dobishëm edhe për Serbinë këto diskutime. Nuk është detyrim formal i Serbisë për të qenë mbështetëse për ca çështje për Shqipërinë e RMV, nuk e kemi të shkruar në Kushtetutë, por kjo është bërë diçka natyrale diçka për të cilën ne jemi krenarë. Do shohim se kush do të jetë i pari që do të mbështesë vendet tuaja. Presim së pari e mbi të gjitha ndihmë e asistencë nga vendet fqinjë.
Arena e Lajmit