Në konferencën me gazetarët, Rama deklaroi nga Brukseli se nuk ka nënkuptuar në asnjë nga deklaratat e tij se BE po “justifikohej” me veton që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut.
Ai shtoi se e respekton popullin bullgar, por nuk është dakord me mënyrën sesi kanë vepruar ndaj RMV.
Gazetarja: Mendoni se është justifikim veto e Bullgarisë për BE dhe cili do të jetë hapi tjetër?
Rama: Për pyetjen e parë, nuk kam nënkuptuar në një asnjë mënyrë që është dikush pas vendimit të Bullgarisë, dua të jem i qaftë për audiencën bullgare, respektoj shqetësimet e tyre por jam jo dakord me mënyrën si ata po e bëjnë këtë gjë nuk marrë vend dy vende anëtare të NATO. Në çdo cep mund të gjej një kurth që të ndal, dhe Bullgaria mund ta përdorë këtë për dekada, çfarë është kjo?! Pse?! Në mes të një lufte…. e ka transformuar E në një situatë qesharake. Kjo është ajo çfarë realisht unë e duroj, pastaj kthehem Shqipërisë dhe Serbisë, ne kemi një çështje, të madhe… po si mund ta zgjidhim këtë çështje. Kjo është pyetja. Duke u përpjekur që të sulmojmë njëri tjetrin pas kurrizit? Apo të bëjmë atë që shumë vende të tjera, dhe ka shumë shembuj, pas konflikteve ia dolën të kuptonin se çështjen janë të zgjidhshme. Më duhet të them se të gjithë personat që përmendi Aleksandri, nuk gjej dot një prej tyre që sot nuk u ndje shumë keq.