Ka mbërritur në Shqipëri ish-zëvendës Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence.
Gazetarja Aurora Golemi raporton për “BalkanWeb” se me të zbritur në Rinas ish-zv.Presidenti amerikan ka shkuar në Manzë, ku po viziton kampin “ASHRAF 3”, ku ndodhen të strehuar shtetasit iranianë.
Ai ka vizituar Muzeun e Lirisë, ku është takuar edhe me lideren e muxhahedinëve, Maryam Rajavi.
Mësohet se ish-zv.Presidenti Pence është pritur nga shumë politikanë shqiptarë të të gjitha kaheve politike, si Taulant Balla, Enkelejd Alibeaj, Monika Kryemadhi, Pandeli Majko, Belind Këlliçi, Mimi Kodheli, Bujar Leskaj, e shumë deputetë të tjerë të të tre forcave politike.
Arena e Lajmit