U përdor teknikë ushtarake! Detajet e rënda nga masakra në Fushë Krujë, autorët ishin vrasës me pagesë! RENEA e FNSH kontrolle deri në mëngjes

C1c17efa Ce0e 439e Bb99 Be3d8eb3a4a4

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e trefishtë në Fushë Krujë, që tronditi ditën e djeshme mbarë vendin, ku u ekzekutuan me mbi 60 plumba shtetasit Brilant Martinaj, Diklen Vataj dhe Besmir Hoxhaj.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për “BalkanWeb” se deri në orën 4:00 të mëngjesit, RENEA e FNSH kanë kryer kontrolle në banesa të ndryshme në Fushë Krujë, pasi kishte dyshime se kishte persona që kishin lidhje me ngjarjen. Janë shoqëruar mbi 10 persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni për lëvizjet e autorëve.

Ndërkohë, siç raporton gazetari Çelmeta për “BalkanWeb”, dyshohet se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë larja e hesapeve ose hakmarrja. Pista kryesore ku është fokusuar grupi hetimor është larja e hesapeve dhe hakmarrja.

Gazetari Çelmeta mëson se autorët kanë vendosur lëndë djegëse në makinën, ku ndodheshin tre viktimat. Dyshohet se kjo është teknikë ushtarake, që përdoret në ushtri. Kjo ngre dyshime që autorët e masakrës kanë qenë të mirëpërgatitur dhe me pagesë.

Saktësia në qitje, mënyra e daljes nga makina të tre në mënyrë simetrike të bën të dyshosh që ekzekutorët të jenë ish-pjesëtarë të forcave speciale. Kjo duket nga organizimi tyre edhe nga qetësia e saktësia e veprimeve. Armën automatike MP 5 mund ta përdorin vetëm pjesëtarë të forcave speciale për shkak të precizionit pasi është armë që vështirë mund të kontrollohet në qitje. Vetëm pjesëtarë të forcave speciale të RENEA, REPARTI OPERACIONEVE SPECIALE të ushtrisë edhe të GARDËS janë të aftë ta përdorin.

Arena e Lajmit

U përdor teknikë ushtarake! Detajet e rënda nga masakra në Fushë Krujë, autorët ishin vrasës me pagesë! RENEA e FNSH kontrolle deri në mëngjes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook