‘Fryrja’ e faturës së tenderit të sterilizimit/ Mbi 8 orë u mor në pyetje nga SPAK, ish-ministri Beqaj: S’i druhem hetimit penal! (VIDEO)

9b2e9130 Edc7 449b B506 7539f5b6716e

Pasi dëshmoi për gati 8 orë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ku dha dëshminë e tij në lidhje me koncensionin e sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u ndal për një prononcim për mediat.

Në fjalën e tij përpara gazetarëve, Beqaj tha: “Jam personi që kam dijeni për rrethanat e çështjes që po ndjek prokuroria për sterilizimin. Kam dhënë dëshminë time para prokurorëve”.

I pyetur nëse i druhet hetimit nga SPAK, ai u shpreh: “Jo nuk i druhem fare”.

Beqaj dha llogari para oficerëve të SPAK në cilësinë e deklaruesit në lidhje me koncesionin e sterilizimit, i cili po hetohet si një koncesion korruptiv në shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.

PËR CFARË FOLI BEQAJ
Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje për News24’ deklaroi se Beqaj u paraqit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i vetëm dhe pa avokat.

Lala tha se ish-ministri dha llogari se pse ishte e nevojshme dhënia e këtij koncesioni, rrethanat dhe pse u fry fatura nga 12 milionë euro në vit që ishte parashikuar në 17 milionë euro, gati 40% më shumë se sa ishte parashikuar në buxhetin e shtetit. Dëshmia e Beqajt duket se pritet të zgjasë ende.

Më herët në lidhje me këtë koncesion është pyetur për 2 herë radhazi ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj si dhe anëtarët e komisionit të koncesionit të sterilizimit. Disa janë pikat kyçe që po vijon në SPAK prej 3 vitesh.

“Së pari ka të bëjë me mënyrën se si është përzgjedhur dhe shpallur fituese kompania koncesionare Sani Service shpk, e cila ka marrë koncesionin me vlerë 100 mln euro për 10 vite. Së dyti, se cilat ishin arsyet dhe rrethanat që detyruan qeverinë shqiptarë dhe ministrinë e Shëndetësisë ta jepte këtë shërbim, pra sterilizimin e seteve kirurgjikale me koncesion dhe se si u fry fatura për pagesën në llogari të kompanisë koncesionare. Nga 12 mln euro që ishte në vitin e parë, kjo pagesë ka shkuar në 17 mln euro. Gjithashtu z. Beqja do të pyetet edhe për mënyrën se si u kalua qendra e sterilizimit e ndërtuar me kredi të Bankës së Këshillit të Europës pranë Qendrës Spitalore Universitare dhe më pas kjo qendër nuk u vu në funksion nga ana e shtetit, por iu dha në përdorim privatit. Z. Beqja është duke u pyetur se sa kushtonte ky shërbim kur jepej nga shtetërori dhe sa kushton tani që jepet nga privati. Gjithashtu një tjetër interes i hetuesve të BKH-së lidhet pikërisht me faktin se Beqja rezulton me njohje dhe lidhje miqësore me pronarin e kompanisë Sani Service, kompani që ka fituar koncesionin. Dyshohet se Ilir Beqja dhe Ilir Rrapaj janë miq dhe ndaj dyshohet nga prokuroria e Posaçme se kjo kompani është favorizuar për fitimin e këtij koncesioni.

Gjithashtu është duke u hetuar edhe një pistë tjetër që ka të bëjë me dyshimet e pastrimit të parave, por me gjasë kjo akuzë do iu atribuohet nëse do ketë vendime konkrete nga ana e SPAK të gjithë personave që janë të përfshirë në çështjet e biznesit”, raportoi Lala.

BEQAJ PARAQITET NE SPAK PA AVOKAT
Me çantë shpine, i pa shoqëruar, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja mbërriti në Prokurorinë e Posaçme. Beqja do të merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit. Kjo është hera e parë që ish-ministri Beqja, aktualisht deputet i PS pyetet nga SPAK.

Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit.

Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata. Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh.

‘Fryrja’ e faturës së tenderit të sterilizimit/ Mbi 8 orë u mor në pyetje nga SPAK, ish-ministri Beqaj: S’i druhem hetimit penal! (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook