Kanye West mori një rol aktiv në ndërtimin e shtëpisë së tij prej 57 milionë dollarësh (55.5 milionë euro) në Malibu duke vizituar vendin.
Reperi 45-vjeçar kishte me vete një të ftuar speciale, modelen e OnlyFans, Monica Corgan, e cila ishte e pamundur të mos njihej nga paparacët.
Për vizitën në terren West ishte veshur i gjithi me të zeza, teksa dukej qesharak me fijet e bluzes të ngushtuara për të mbuluar fytyrën. Modelja e faqes për të rritur mbante veshur një badi të kaltër me një xhup të zi oversize sipër.
Kjo dalje e Kanye vjen disa ditëve pas “zisë” për vdekjen e rreme të ish-armikut të tij Pete Davidson pas ndarjes së ish-yllit të “Saturday Night Live” nga Kim Kardashian. Dizajneri i Yeezy ndau në Instagram faqen e parë të gazetës “New York Times”(me fotoshop) ku shkruhej: “SKETE DAVIDSON VDES NË MOSHËN 28 VJEÇARE”.
Reperi i “Flashing Lights” e quajti Davidson “Skete” gjatë gjithë lidhjes së tij me Kim. West ‘ e varrosi të gjallë’ Davidson në videoklipin e tij muzikor për këngën “Eazy”. West sulmoi gjithashtu 28 vjeçarin në një tjetër video për të njëjtën këngë, këtë herë ndërsa aktori kishte veshur një kapuç ku shkruhej “Skete”.