Nga Kolumbia në Portin e Durrësit/ 20 të arrestuar dhe dyshimet për kokainë, momentin kur u bë tërheqja e kontejnerit policia zbuloi…

Durres

Tetë ditë ka qëndruar i nisur nga Kolumbia, me destinacion portin e Durrësit, kontejneri me banane që u zbulua i paplumbosur ditën e djeshme.

Nga data 8 korrik deri në 16 askush nuk ishte paraqitur për të bërë tërheqje. Nga data 16 korrik është bërë edhe tërheqja, ka qenë edhe ky momenti kur nga policia kufitare është vënë re se ishte i hapur.

Sakaq deri më tani, 20 punonjës të portit dhe terminalit janë arrestuar.

Një burim nga grupi hetimor ka bërë me dije se nga kamerat nuk është vënë re asnjë dyshim të personi në lidhje hapjen e kontejnerit, ndërsa verifikimi vijon ende.

Sakaq në kontejner mungonin 49 arka me banane.

Ishte Task Forca permanente e përbashkët, e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Autoritetet Doganore të Portit, që konstatoi një kontejner të paplumbosur të ngarkuar me banane ditën e djeshme.

Arena e Lajmit

Nga Kolumbia në Portin e Durrësit/ 20 të arrestuar dhe dyshimet për kokainë, momentin kur u bë tërheqja e kontejnerit policia zbuloi…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook