Egnatia do të jetë pjesë e Superiores edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa ka fituar bindshëm me rezultatin 2-0 ndeshjen e “Play Off-it” ndaj Korabit, teksa dibranët për të gjashtin sezon radhazi do të vijojnë të militojnë në Kategorinë e Parë. Për rrogozhinasit ky do të jetë sezoni i tretë që do të jenë pjesë e elitës në futbollin shqiptar.
Me verdiktin e ndeshjes së sotme janë kompletuar edhe skuadrat që do të marrin pjesë në Superiore për sezonin 2022-2023. Kësisoj Skënderbeu dhe Dinamo që ranë nga kategoria do të zëvendësohen nga Bylisi dhe Erzeni.
EKIPET QË DO TË MARRIN PJESË NË SEZONIN 2022-2023 TË SUPERIORES:
TIRANA
LAÇI
PARTIZANI
KUKËSI
VLLAZNIA
TEUTA
KASTRIOTI
EGNATIA
BYLIS
ERZENI
Arena e Lajmit
Loading…