Dhe pse është martuar vetëm disa muaj më parë, Brooklyn Beckham e ka bërë të qartë se dëshiron fëmijë, duke ‘paralajmëruar’ se David dhe Victoria do të kenë deri në 10 nipër e mbesa.
Brooklyn Beckham u martua me Nicola Peltz këtë vit,pavarësisht thashethemeve të fundit se ajo nuk shkon mirë me vjehrrën e saj, Viktorian.
Pavarësisht spekulimeve të tilla, dyshja duken se janë shumë në rregull me jetën e tyre bashkëshortore dhe Brooklyn ka pranuar në një intervistë se fëmijët janë në planet e afërta.
View this post on Instagram
“Gjithmonë kam dashur të bëhem baba”, – tha Beckham në një intervistë për Entertainment Tonight.
“Vazhdoj t’i them gruas sime se mezi pres të bëhem baba. Unë jam gati për fëmijë, por gjithmonë i them gruas sime, kur të duash, unë jam i gatshëm të kem 10 fëmijë,”- përfundoi ai.