Kombëtarja zhvillon test miqësor brenda grupit, ja formacionet e hedhura në fushë nga Reja

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit zhvilloi në “Niko Dovana” të Durrësit duke filluar nga ora 18:00 një ndeshje test brenda grupit. Trajneri Reja, iu dha minutazh të gjithë lojtarëve të pranishëm. Trajneri ka vendosur të ketë në dispozicion për këto ditë në stërvitje dhe për miqësoren edhe disa nga lojtarët e Kombëtares U-21.

reja

Reja e ndau grupin në dy skuadra duke zhvilluar një ndeshje me nga 35 minuta secila. Në ekipin e bardhë u vendos ky formacion: Selmani, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Hoxhallari, Ramadani, Rrapaj, N. Bajrami, Uzuni, Balaj.

Ndërsa në ekipin me të kuqe u rreshtuan Berisha, Balliu, Ismajli, Dermaku, Veseli, Lenjani, Kraja, Abrashi, Çekiçi, Cikalleshi, Seferi.

Pjesa e parë kishte ritëm dhe raste për gol, për asnjë nga formacionet nuk gjetën golin. Në pjesën e dytë tekniku bëri shumë ndryshime dhe i aktivizoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion e më konkretisht Mitaj, Kalaj, Toçi, A. Bajrami, Haveri, Dobra, Kastrati dhe Tafas. Lojtarët shfaqën impenjim maksimal edhe në pjesën e dytë, duke krijuar edhe raste për gol, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe ndeshja u mbyll 0-0.

Staf teknik vendosi të mos aktivizojë mesfushorin Kristjan Asllani pasi lojtari kishte pësuar një dëmtim të lehtë në stërvitje, por që nuk është serioz dhe pritet që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë. Edhe Klaus Gjasula nuk u aktivizua në këtë test pasi kishte shqetësime me stomakun, bën me dije zyra e shtypit të FSHF-së.

Ndërkaq, me skuadrën sot është bashkuar edhe sulmuesi Vrioni, ndërkohë që pritet edhe mbërritja e Armando Brojës për të kompletuar grupin.

Arena e Lajmit


Loading…

Kombëtarja zhvillon test miqësor brenda grupit, ja formacionet e hedhura në fushë nga Reja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook