Shumë profile në “sitë”/ Mesfushori i Romës fiksimi i radhës, ja çfarë ndodh me merkaton e Milanit

Është çështje orësh zbarkimi dhe firma e Divok Origit në kontratën prej 3.5 milionë eurosh në sezon që do ta lidhë me Milanin në 4 vitet e ardhshme. Ndërkoh, Maldini e Masara presin të takojnë pronarët e rinj për të diskutuar rinovimin e kontratave respektive. Pas këtij hapi, dy drejtuesit do të futen zyrtarisht në merkato.

veretut

Nevojitet një mbrojtës, një mesfushor, një anësor i djathtë dhe një pykë. I sigurt, momentalisht, është vetëm Jasin Adli. I rënë nga kategoria me Bordonë, 21-vjeçari po përgatitet për t’iu bashkuar zyrtarisht Milanit. I aftë për të gjitha rolet e qendrës, numerikisht ai do të zëvendësojë Bakajokon, teksa Renato Sançes mund të jetë pasuesi i Kesit.

Kuqezinjtë vijojnë monitorimet dhe “Sportmediaset” përmend një ofertë prej 10 milionë eurosh që Maldini së shpejti mund të bëjë për Zhordan Veretunë e Romës, i cili nuk preferohet nga Zhoze Murinjo. Një tjetër emër që josh Milanin është Nikolo Zaniolo.

Roma e vlerëson 50 milionë euro dhe djaloshi nuk do t’u thoshte jo kampionëve të Italisë. Disi më e sfumuar pista Berardi për korsinë e djathtë ofensive, ndërkohë që Noa Lang qëndron në pritje të shitjes së klubit kuqezi për të dëgjuar ofertën e Maldinit. Bryzhi e shet për 22 milionë euro, por në Belgjikë mund të përfundojnë 62 milionë euro kuqezi, pasi nga Milani pëlqehet edhe Sharl de Ketelare.

MBROJTJE E SULM – Teksa Divok Origi pritet të zbarkojë në Milano për vizitat mjekësore, Marko Arnautoviç është emri më i lakuar për të qenë një tjetër prurje në sulmin e kampionëve të Italisë.

“Gjahu” i madh mund të jetë Skamaka, teksa surpriza mund të rezultojë Gabriel Zhezusi që duhet të largohet nga Siti. Sulmues të ndryshëm për të alternuar Zhirunë duke i ofruar Piolit një mori zgjedhjesh në pritje të rikthimit të Ibrës. Sa i përket prapavijës, Bremeri i Torinos është në garë me Sven Botmanin. Njëri mes tyre do të jetë zgjedhja e “Djallit” sapo të mësohet emri i pronarit të ri.

Arena e Lajmit


Loading…

Shumë profile në “sitë”/ Mesfushori i Romës fiksimi i radhës, ja çfarë ndodh me merkaton e Milanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook