VIDEO/ U shkrumbua në masakrën e Fushë-Krujës, ish-konkurentja e Përputhen publikon imazhe përkrah Brilant Martinaj

Hrte

Masakra e Fushë-Krujës, ku mbetën viktimë e një atentati me kallashnikov, Brilant Martinaj dhe miqtë e tij Besmir Hoxha e Diklen Vata, ka qenë kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale gjatë 48 orëve të fundit.

Reagimet për humbjen në moshë të re të Martinaj nuk kanë munguar, teksa miqtë e tij të famshëm Arkimed Lushaj (Stresi) dhe Krist Prenga bënë disa postime me mbishkrime ku tregonin dhimbjen e përjetuar nga marrja veshë e lajmit të kobshëm.

Ndërkohë sot për ekzekutimin e Martinaj ka reaguar edhe ish-konkurrentja e Për’puthen 2, Jasmin Kadriu.

Brunja simpatike duket se ka qenë mikeshë e afërt e Brilant Martinaj, teksa në Instagram ka publikuar një foto ku shkruan: “U prehsh në paqe engjëll”.

Më pas ajo ka postuar edhe një video ku shihet përkrah 23-vjeçarit në një tryezë dhe e shoqëron me emojin e një engjëlli.

VIDEO/ U shkrumbua në masakrën e Fushë-Krujës, ish-konkurentja e Përputhen publikon imazhe përkrah Brilant Martinaj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook