Video/ “Fyeu dhe vendet anëtare të BE, iu tha jeni peng i Bullgarisë”, Berisha për Ramën: Në fund po ta zhveshësh, një Spartak Ngjelë më i rrjedhur se ai

Htrht

Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka fyer 27 vendet anëtare të BE-së me gjuhën e tij duke i cilësuar këto vende peng të Bullgarisë.

Berisha tha se në fund të fundit, ai nuk del gjë tjetër vetëm një Spartak Ngjelë.

“Edi Rama me gjuhën e ordinerit ndaj pengmarrëses Bullgarisë sipas tij dhe të marrurve peng 27 vendeve anëtare të BE-së sipas tij, dëshmon qartë se axhenda e tij nuk është BE por absolutisht Ballkani i Putinit dhe aleanca trilaterale me Vuçiç. Edi Rama nuk do Ballkanin e Berlinit, apo të Bruksleit, atë nuk e do as Lavrov sepse ai Ballkan bazohet në kritere. Dënoj me forcën më të madhe fyerjet që i bëri Bullgarisë. Bullgaria një mik i çmuar dhe e ka treguar veten.

Po kaq ai ka fyer dhe vendet anëtare të BE-së të cilët i ka shpallur peng të Bullgarisë. Të marra peng dhe ndiej keqardhje tha për BE-në. Në fund të fundit po ta zhveshësh nuk del gjë tjetër vetëm një Spartak Ngjelë më i rrjedhur se ai”, tha Berisha

Video/ “Fyeu dhe vendet anëtare të BE, iu tha jeni peng i Bullgarisë”, Berisha për Ramën: Në fund po ta zhveshësh, një Spartak Ngjelë më i rrjedhur se ai

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook