Video/ Berisha tregon arsyen pse Rama doli në konferencë me Vuçiç: Shkon në samite me benevrekë dhe…

Berisha Konf

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se Rama tregoi përfundimisht se me kë është i rreshtuar në diplomacinë europiane.

Sipas Berishës, fakti që Rama doli në konferencë me Vuçiçin po i kundërvihet projektit europian në Ballkan dhe është i rreshtuar me Beogradin dhe Moskën.

Pjesë nga fjala e Berishës

Një shkak tjetër po kaq madhor i refuzimit nga Bashkimi Europian të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe mosveçimit të saj nga Maqedonia lidhet me faktin e paprecedentë në historinë e Brukselit. Në qoftë se ju lexoni të gjitha deklaratat para dhe gjatë Samitit të Edi Ramës, ato faktojnë katërcipërisht se ky zotëri shkoi në Bruksel jo si përfaqëues i Shqipërisë, por si vasal i Aleksandër Vuçiç dhe u soll atje sikur të ishte Dodik, president i republikës serbe të Bosnjes dhe jo kryeministër i Shqipërisë.

Vetëm dy-tre orë pasi padroni i tij në Beograd njoftoi se për të marrë vendim do të mbledh qeverinë për të shkuar në Bruksel, vasali i tij njoftoi se nuk do marr pjesë në samit dhe iku në udhëtim privat në Paris. Sapo padroni i tij ndryshoi qëndrim dhe ky qëndrim nuk kishte të bënte me veton bullgare se Serbia i ka hapur negociatat, vasali ndryshoi qëndrim dhe shkoi në Bruksel. Atje faktoi se ishte përfaqësues i aleancës trilaterale të serbomadhit Vuçiç. Me deklaratat e tij Rama dëshmoi qartë se është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit, por me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit. Në emër të këtij rreshtimi u shfaq në konferencë shtypi me trojkën famëzezë, padron Vuçiç dhe vasalët Rama dhe Kovaçevski. Asgjë nuk mund të lidhte kryeministrin e Shqipërisë një konferencë shtypi të përbashkët me Presidentin e Serbisë.

Brukseli nuk ishte një takim multilateral i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, por ishte një takim mes udhëheqësve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në konferencë shtypi ishte vetëm Trojka e aleancës trilaterale Beograd- Tiranë- Shkup. Në atë konferencë nuk u shfaqën as Vjosa Osmani, Gjukanoviç dhe përfaqësuesi i Bosnjes. Në daljen në konferencë në këtë format, Rama faktoi se në cilën anë është i rreshtuar. Mos harroni se ky samit ishte historic sepse BE në kushte që ndonjëherë nuk mund të imagjinoheshin u ofroi për qëllime politike statusin kandidat dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë.

Ai shkon në samite me benevrekë për të përqeshur protokollet zyrtare që bazohen në respect të mikut që të pret. Tani ka nxjerrë krye si një njeri që i kundërvihet projektit europian në Ballkan. Skandaloze ishin deklaratat e Ramës. A dëgjuat ta përmendte ndonjëherë Shqipërinë? Fare. U mor vetëm me avokatinë e Serbisë dhe qortonte liderët e BE-së pse i kërkoi Serbisë të zbatonte sanksionet kundër Rusisë.

Video/ Berisha tregon arsyen pse Rama doli në konferencë me Vuçiç: Shkon në samite me benevrekë dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook