Fotot nga paparazzi/ Detaji ‘trendy’ në veshjen e Berishës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka gjithnjë një stil klasik në veshje. Kostum të zi, këmishë të bardhë dhe jelek blu mbi këmishë. Janë këto ‘uniformat’ që ai zgjedh në daljet e tij publike. Si një nga personazhet më zyrtar në veshjen e tij, do të dukej shumë i çuditshëm një detaj krejt ndryshe në veshjen e Berishës.

Ajo që ne na bëri përshtypje ishte pikërisht rripi që ai kishte. Krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë në daljet e tjera, Berisha për habinë e të gjithëve, kishte zgjedhur një rrip disi më ‘trendy’.

I zi dhe me germën D në fillim dhe një gur, rripi duket si një aksesor i ri dhe mjaft modern në pamjen e tij. Ashtu si çdo javë në sesion parlamentar që lamë pas, ish-Kryeministri Berisha u shfaq në Parlament shoqëruar nga kolegët e tij në PD, por duket se ky detaj nuk mund t’i shpëtonte syrit tonë.

Sidomos kur flasim për figura si Berisha, që tradicionalisht ka ruajtur një figurë klasike në look-un e tij

Fotot nga paparazzi/ Detaji ‘trendy’ në veshjen e Berishës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook