Biotina, pjesë e kompleksit të vitaminave B është thelbësore për shëndetin.
Kjo vitaminë që tretet në ujë ndryshe njihet si vitamina H.
Organizmi ka nevojë për biotinë që të transformojë ushqyes të dobishëm në energji.
Ajo është e rëndësishme sepse është një përbërës i rëndësishëm i enzimave të trupit.
Këto të fundit shpërbëjnë yndyrën dhe karbohidratet në trup.
Biotina gjendet në sasi të vogla tek ushqime si prodhimet e bulmetit, qumështi, kosi, djathi, por edhe veza, banania, arrorët si bajamet, arrat, lajthitë, salmoni, etj
Mungesa e biotinës vërehet pas hollimit të flokëve dhe acarimit e skuqjes së lëkurës në zonën përreth syve, hundës dhe gojës.
Simptoma të tjera përfshijnë: depresionin, plogështinë, haluçinacionet, mpirje të krahëve dhe këmbëve.
Ka të dhëna shkencore të cilave u referohet AgroWeb.org, sipas të cilave diabeti mund të shkaktojë nivele të ulëta të biotinës.
Nivelet e biotinës mund të ulen tek gratë shtatzëna, njerëzit që ushqehen keq, ata që kanë pësuar një rënie të madhe në peshë dhe duhanpirësit.
Biotina është veçanërisht e rëndësishme për shëndetin e flokëve.
Përpara se të mësoni përdorimin e biotinës, duhet të dini për sasitë e rekomanduara ditore të biotinës për fëmijë dhe të rritur.
Biotina ka lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen e flokut, thonjëve dhe shëndetin e lëkurës.
Ajo është thelbësore për prodhimin e keratinës, një proteinë e rëndësishme për strukturën e lëkurës, thonjëve dhe flokut.
Nëse dëshironi t’ju rritet floku në mënyrë të shëndetshme atëherë, sipas ekspertëve të AgroWeb.org, duhet të hani më shumë ushqime të pasura me biotinë. Bëhet fjalë për:
Përveç ushqimeve, ju mund të merrni suplementë biotine të përshtatshëm për rritjen e flokut. /AgroWeb.org