Pas shtatzënisë së Einxhel Shkirës, Arbana Osmani risjell në vëmendje momentet emocionuese të BBV! Moderatorja “lë në hije” Donald Veshajn dhe Beatrix Ramosajn

Mes personazheve të njohur që kanë reaguar në lidhje me lajmin se Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, është edhe moderatorja e “Big Brother Vip”, Arbana Osmani.

Në fakt moderatorja pas këtij “lajmi të bukur” ka risjellë në vëmendje disa nga momentet e emocioneve më të mëdha në “BBV”. Në një foto-album në Instagram, moderatorja shkruan: “Lajmi i bukur i @einxhel_shkira dhe @dj_dagz më rikujtoi sot se çfarë emocionesh të mëdha e të vërteta ka sjelle ky Big Brother për të gjithë ne; dhe që edhe pse kanë kaluar gati 6 muaj nga perfundimi, me historite e bukura qe vazhdojnë, vazhdon të emocionojnë edhe sot❤️”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Arbana ndau disa foto me disa nga ish-banorët mes të cilëve ishin, Einxhel Shkira, Dj Dagz, Dj Pm, Ilir Shaqiri, Fifi dhe Sabiani. Por megjithëse morën vëmendje të madhe gjatë formatit, Arbana nuk i përfshiu në foto-albumin e saj Beatrix Ramosajn dhe Donald Veshajn.

Që kur Instagrami është bërë ndër programet më të përdorur në gjithë botën, çdo lëvizje që bëjnë njerëzit aty e sidomos figurat publike përkthehet në një shenjë rreth raporteve që ekzistojnë në realitet.

Konkretisht Donaldi nuk e ndjek Arbanën në Instagram. Ky gjest mori vëmendje të madhe pas finales së “Big Brother VIP” kur u përfol se Donaldi ishtë përplasur me produksionin. Megjithatë, edhe pasi gjërat u sheshuan Donaldi ende nuk e ndjek moderatoren teksa ajo së fundmi ka bërë të njëjtin veprim ndaj tij.

Kanë kaluar disa muaj që kur Donaldi e fshiu nga lista e ndjekësve moderatoren, megjithatë ajo ka vendosur të kundërpërgjigjet duke e fshirë aktorin dhe vëllain e tij binjak nga rrjetet sociale.

Mirëpo, nëse kjo gjë mund t’iu duket parëndësi ose detaji që i ka shpëtuar Donaldit, mjafton të hidhni sytë nga Instagrami i vëllait të tij Romeos. Ky i fundit e ka pasur “follow” Arbanën, madje ka bërë edhe ‘pëlqime’ në postimet e saj teksa kur Donaldi ishte pjesë e formatit, ai postoi edhe video me Arbanën.

Ajo që ka ndodhur pas mbarimit të reality-showt është se aktori ia ka hequr ‘follown’ Arbanës dhe nuk e ndjekë më atë, duke shtuar në këtë mënyrë dyshimet se ka ndodhur diçka mes saj dhe dy vëllezërve. Të tre ata e dinë impaktin e rrjeteve sociale dhe një ‘folloë’ andaj do ishte shumë naive të mendohej se pas këtyre veprimeve nuk fshihet asgjë.

Vlen të përmendet se gjatë “Post Big Brother VIP” Arbana rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve të formatit me deklaratat për Donaldin. E madje edhe ironizoi në një farë mënyre nismën e tij për të ndërtuar katër shtëpi, duke u mbështetur në ironinë e saj edhe nga Arbër Hajdari. (KLIKO)

Pas shtatzënisë së Einxhel Shkirës, Arbana Osmani risjell në vëmendje momentet emocionuese të BBV! Moderatorja “lë në hije” Donald Veshajn dhe Beatrix Ramosajn

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook